Professional Bussines & Information Technology

Bazat e Programimit në Java

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën programuese Java. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java si dhe konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para. Gjithashtu, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile, ueb apo tjetër.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në përdorimin kompjuterëve siç janë Windows XP, Windows 7, MS DOS dhe programeve aplikative siç janë Microsoft Word, Notepad, aplikacionet për shfletim të internetit (Internet Explorer, Firefox, Chrome) etj.

Kohëzgjatja e trajnimit

Trajnimi zgjatë 40 orë.

Përshkrimi i detajuar i kursit gjendet këtu

Apliko Tani !