Professional Bussines & Information Technology

Programimi i Orientuar ne Objekte

Hyrje
Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë konceptet e Programimit te Orientuar në Objekte bazuar në Java (OOP). Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë fundamentale të OOP në Java si dhe disa nga principet më themelore të dizajnit. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione të bazuara në OOP në mënyrë të pavarur. Studentet do të jenë në gjendje të aplikojnë enkapsulimin, inheritancën, polimorfizmin, klasat abstrakte, interfejsët, principe të dizajnit, elemente të interfejsit të shfrytëzuesit (GUI) etj. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, mobile, ueb apo tjetër.

Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në programim në Java (preferohet të kenë të përfunduar kursin Bazat e Programimit në Java).

Kohëzgjatja e trajnimit
Trajnimi zgjatë 30 orë.

Përshkrimi i detajuar i kursit gjendet këtu

 

Apliko Tani !