Professional Bussines & Information Technology

Bazat e Programimit në C#

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën programuese C#. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në C# si dhe konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte. Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para dhe ti aplikojnë konceptet themelore të OOP-së në gjetjen e zgjidhjeve më të mira. Në fund studentët do të certifikohen dhe do të udhëzohen për hapat e mëtutjeshëm në avansimin e tyre në C#.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në përdorimin kompjuterëve  Windows  dhe programeve aplikative: Microsoft Word, Notepad, aplikacionet për shfletim të internetit (Internet Explorer, Firefox, Chrome) etj.

Kohëzgjatja e trajnimit : Trajnimi zgjatë 40 orë.

Çmimi 130 Euro.
Trajner Bsc Arber Berisha

Përshkrimi i detajuar i kursit gjendet këtu – Bazat e Programimit ne C#

Apliko Tani !