Professional Bussines & Information Technology

(Shqip) Bazat e programimit në ueb

WHyrje

Ky trajnim dedikohet studentëve të cilët janë të drejtuar ose kanë njohuri në lëmin e teknologjisë së informacionit dhe dëshirojnë të fitojnë njohuri bazike lidhur me programimin e aplikacioneve në ueb, si dhe të punësuarve të cilët kanë nevojë të njohin punën e programimit në ueb.
Trajnimi organizohet në formë të kombinuar në mes të pjesës teorike dhe asaj praktike duke ju mundësuar studentëve që të kuptojnë shpejt dhe në mënyrë praktike konceptet që shtjellohen në këtë trajnim.
Trajnimi mbahet nga 10 orë në javë, varësisht nga nevojat e studentëve mund të mbahet gjatë ditëve të javës ose gjatë vikendeve. Trajnim zgjatë 50 orë.

Trajnimi ofron këto module:
v  HTML (Hyper Text Markup Language)
v  CSS (Cascading Style Sheets)
v  Javascript
v  jQuery
v  MySQL
v  PHP

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri themelore në përdorimin kompjuterëve siç janë Windows XP, Windows 7 dhe programeve aplikative siç janë Microsoft Word, Notepad, aplikacionet për shfletim të internetit (Internet Explorer, Firefox, Chrome) etj.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të këtij trajnimi  studenti do të jetë në gjendje të kuptoj të gjitha elementet e programimit në ueb të përmendura më lartë  dhe të filloj me programim të ueb aplikacioneve të thjeshta.

Kohëzgjatja e trajnimit

Trajnimi zgjatë: 50 orë, plus 20 orë pune praktike.
Çmimi i trajnimit 210 Euro, 10 %  zbritje për studentë.
Trajneri: Msc, MSTP Burim Avdiu.

Përshkrimi i detajuar i kursit gjendet: këtu – Bazat e Programimit në WEB

Apliko Tani !