Professional Bussines & Information Technology

Kodimi – Aplikacion real me Java & MySQL

Hyrje

Ky kurs është dizajnuar për të gjithë të ata që janë të interesuar të mësojnë zhvillimin programeve ne Java dhe MySQL. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me njohuritë bazike të programimit në Java duke përdorë baza te ndryshme shënimesh si dhe aplikimin e koncepteve dhe principeve te OOP-se. Gjate trajnimit do te diskutohen edhe API dhe Framework te tjera siç janë: Swing, Java IO, Collections API, Multi-threading, Java Sockets.

Pas përfundimit të trajnimit

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë aplikacione në mënyrë të pavarur duke filluar nga e para. Gjithashtu, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira gjatë procesit të zhvillimit të softuerit. Aftësitë e fituara në këtë trajnim, studentët do të jenë në gjendje ti përdorin për programimin e aplikacioneve për desktop, pajisje mobile, ueb apo tjetër.

Pre-rekuizitat

Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë te përfunduar kurset “Bazat e programimit ne Java” dhe “Programimi i orientuar ne Java”

 

Kohëzgjatja e trajnimit

Trajnimi zgjatë 40 orë.
Trajner  Msc. Berat Perçuku
Çmimi 130 Euro.

Përshkrimi i detajuar i kursit gjendet: këtu – Kodimi – Aplikacion real me Java & MySQL

Apliko Tani !