logo
logo
Rreth Nesh

PROBIT është një kompani e themeluar në vitin 2008 në Prishtinë, me fokus në ofrimin e shërbimeve cilësore në Teknologjinë Informative.

Përqendrimi kryesor i PROBIT është zhvillimi i aplikacioneve të bazuara në Ueb, Windows duke përdorë teknologjitë më të reja, si dhe zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme sipas kërkesës së klientëve tanë. Kjo përfshinë aplikacionet/sistemet si: zhvillimi dhe administrimi i bazave komplekse të shënimeve, zhvillimi i aplikacioneve standalone dhe distributed, zhvillimi i ueb aplikacioneve, aplikacioneve për platforma mobile dhe shërbime të ndryshme të mirëmbajtjes/përkrahjes. Po ashtu, PROBIT ofron edhe shërbime të këshillimeve në lami të ndryshme të teknologjisë informative.

Stafi i PROBIT përbëhet nga persona te kualifikuar dhe me përvojë të zgjeruar në fushën e TI dhe menaxhimit. Ekipi ynë ka një aftësi në të kuptuarit e çdo kërkese biznesi me të cilin bashkëpunojmë. Duke kuptuar nevojat e biznesit tuaj ofrojmë zgjidhje efikase, të përshtatura për nevojat specifike tuaja.

Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhjen më të mirë të mundshme me çmime të përballueshme. Qëllimi ynë është tejkalimi i pritjeve të secilit klient duke ofruar shërbime cilësore, fleksibile dhe me vlerë të shtuar, kështu duke optimizuar funksionalitetet dhe përmirësuar efektivitetin biznesit tuaj.

"If you don’t like something change it.
If you can’t change it, change the way you think about it."