About us 01
Rreth Probit
Kompania Jone
Ne përdorim të gjitha llojet e shërbimeve të IT që tregojnë suksesin tuaj
13Years’ Experience in IT
More About Our Success Stories
Përqendrimi kryesor i PROBIT është zhvillimi i aplikacioneve të bazuara në Ueb, Windows duke përdorë teknologjitë më të reja, si dhe zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme sipas kërkesës së klientëve tanë. Kjo përfshinë aplikacionet/sistemet si: zhvillimi dhe administrimi i bazave komplekse të shënimeve, zhvillimi i aplikacioneve standalone dhe distributed, zhvillimi i ueb aplikacioneve, aplikacioneve për platforma mobile dhe shërbime të ndryshme të mirëmbajtjes/përkrahjes. Po ashtu, PROBIT ofron edhe shërbime të këshillimeve në lami të ndryshme të teknologjisë informative.
Stafi i PROBIT përbëhet nga persona te kualifikuar dhe me përvojë të zgjeruar në fushën e TI dhe menaxhimit. Ekipi ynë ka një aftësi në të kuptuarit e çdo kërkese biznesi me të cilin bashkëpunojmë. Duke kuptuar nevojat e biznesit tuaj ofrojmë zgjidhje efikase, të përshtatura për nevojat specifike tuaja.
Zhvillimi i softuerit në PROBIT është një proces që ka një vëmendje të veçantë. Në PROBIT ne zhvillojmë sipas standardeve dhe metodologjive më profesionale, përfshirë këtu Programimin e Orientuar në Objekte, Modelet e Dizajnit dhe metodologjinë më të njohur për zhvillimin e softuerit - Metodologjia e Shkathët. Me përjashtim të funksionalitetit të softuerit, ne gjithashtu fokusohemi në të gjitha parimet e përdorshmërisë, besueshmërisë dhe aksesit. Ekipi ynë ofron profesionalizëm në secilin aspekt të nevojave tuaja. Ne ofrojmë konsulencë, zhvillim, instalim dhe mirëmbajtje dhe mbështetje afatgjatë.
Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhjen më të mirë të mundshme me çmime të përballueshme. Qëllimi ynë është tejkalimi i pritjeve të secilit klient duke ofruar shërbime cilësore, fleksibile dhe me vlerë të shtuar, kështu duke optimizuar funksionalitetet dhe përmirësuar efektivitetin biznesit tuaj.